
Sulmuesi i Kombëtares U-21, Kristian Shpendi padyshim po kalon momentin më të mirë në karrierë.
Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Serinë B.
Në minutën e 65 të sfidës, Shpendi realizoi gol për Çezenën duke rikthyer baraspeshën në sfidën me Rexhianën.
Pavarësisht formës së mirë të futbollistit, trajneri Silvinjo nuk e ka marrë në konsideratë për ta grumbulluar me Shqipërinë.
Lini një Përgjigje