TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2024, 19:44

Myrto Uzuni “çon” stadiumin në këmbë, ceremoni speciale për sulmuesin kuqezi para ndeshjes në Spanjë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni “çon” stadiumin në këmbë, ceremoni

Myrto Uzuni padiskutim është një lider te Granada. Sulmuesi shqiptar është edhe një futbollist shumë i dashur nga tifozët spanjollë.

Ndeshja e sotme mes Granadas dhe Kadizit nisi ndryshe për beratasin. Sulmuesi i Kombëtares arriti 100 ndeshje me Granadan. Për këtë skuadra organizoi një ceremoni mjaft speciale.

Para sfidës Uzuni është nderuar nga drejtuesit e klubit, ndërsa edhe të gjithë të pranishmit në stadium u ngritën në këmbë dhe duartrokisnin për shqiptarin. Padiskutim një moment shumë i veçantë për beratasin, i cili merr kështu një tjetër vlerësim në Spanjë.

 

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada

Lini një Përgjigje