
Totenhemi ka ‘turpëruar’ Mançester Sitin e Pep Guardiolës. “Spërsat” kanë mundur me “poker” 4-0 kampionët e Anglisë, për më tepër në transfertë.
Skuadra londineze hyri në takim e vendosur dhe këtë e tregoi më së miri që në start. Anglezi Madison hapi llogaritë e sfidës herët dhe më vonë shënoi dhe të dytin duke realizuar vulosjen e sfidës që në pjesën e parë. Dopieta e tij e shndërroi në ‘hero’ mesfushorin e Totenhemit.
Golin e tretë dhe përfundimtar e vuri në rrjetë Porro. Anësori portugez mbylli llogaritë e një takimi që po luhej sa për statistika deri në ato momente. Siti merr kështu një tjetër rezultat negativ.
Duket se rinovimi i teknikut spanjoll ‘nuk pi ujë’ në radarët e futbollistëve. “Qytetarët” e kanë humbur toruan dhe mund të shkatërrojnë çdo garë këtë edicion nëse vazhdojnë kështu.
Lini një Përgjigje