TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 15:50

Egnatia mposht Bylisin me 10 lojtarë, rrogozhinasit festojnë dhe parakalojnë Dinamon

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia mposht Bylisin me 10 lojtarë, rrogozhinasit festojnë dhe

Egnatia ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-2. Sfida e javës së 14 në Superiore sheh rrogozhinasit të shijojnë 3 pikët dhe të ngjiten në vendin e tretë. Kështu lënë pas Dinamon me dy pikë më tepër. Bylisi ndërkohë mbetet në vendin e fundit.

Rrogozhinasit u zgjuan në fundin e pjesës së parë. Ishte pikërisht Zejnullai që përktheu një penallti në gol, pasi u fitua nga Bakajoko.

Në të dytën tensioni u shtua te Bylisi, ndërsa pati protesta dhe te kryesori Alla. Ky i fundit largoi me karton të kuq Edison Ndrecën nga rrogozhinasit, disa minuta para fundit të kohës së rregullt, pasi plotësoi kartonin e verdhë.

Bylisi po provonte gjithçka në sulm, por pa sukses. Kështu në sekondat e fundit ishte Egnatia që përfitoi dhe Ujka dyfishoi shifrat.

egnatia bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje