TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 19:16

Partizani mund Laçin dhe rikthehet në krye të renditjes, Elbasani dhe Tirana “shtrëngojnë duart”

Shkruar nga Pamfleti

Partizani mund Laçin dhe rikthehet në krye të renditjes,

Partizani ka arritur të marrë 3 pikët kundër Laçit në shtëpi. ‘Demat’ arrijnë suksesin pas shumë rasteve të humbura.

Traversa e kapur, mjaft goditje nga jashtë zone si dhe një gol i anuluar. Por për të çuar topin në rrjetë mendoi Albers Keko, i cili në minutën e 57, pas një krosimi të ëmbël e dërgoi në rrjetë topin me kokë.

VAR u bë protagonist kryesor në këtë takim. Laçi e nisi mirë startin me gol direkt, por festa nuk zgjati shumë. Ndërkohë të kuqtë me kalimin e minutave morën zotërimin dhe sa vinin bëheshin më të rrezikshëm.

Kështu, Partizani rikthehet në vendin e parë, vetëm pas 1 dite mungese. Vllaznia zbret sërish në vend të dytë prej ish-lojtarit të Korabit, Keko.

Në ndeshjen tjetër, Elbasani dhe Tirana kanë mbyllur në barazim supersfidën e javës së 14 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 1-1.

Golin për skuadrën e Elbasanit e shënoi ish-i bardheblu, Ardit Hila. Në krahun tjetër, golin e barazimit te Tirana e shënoi qendërmbrojtësi francez, Dembele, i cili i dha 1 pikë ekipit të tij.

Vlen të përmendet se më herët se golat të shënoheshin, Tiranës iu anulua një gol. Pas rishikimit në VAR, goli i Gjumsit u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë barazim, Elbasani shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e pestë. Në krahun tjetër, me 15 pikë të grumbulluara, Tirana mbetet e 7 në tabelën e renditjes.

elbasani tirana partizani laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje