TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 20:37

Reali përfiton nga ndalesa e Barçës dhe shkurton diferencën, yjet e sulmit bëjnë diferencën për madrilenët

Shkruar nga Pamfleti

Reali përfiton nga ndalesa e Barçës dhe shkurton

Me sistem të ri loje (4-3-1-2) dhe me një vrull krejt tjetër në fushë, Reali i Madridit shkëlqeu

Barazimi i Barcelonës ndaj Selta Vigos në natën e së shtunës i ka shkuar për shtat Realit të Madridit që ngushtoi diferencën me katalanasit duke fituar me rezultatin 3-0 përballë Leganes në transfertë në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Ançeloti ka parë yjet e sulmit të bënin përsëri diferencën, me Kilian Mbape i cili gjeti avantazhin në fundin e pjesës së parë pas një asisti të Vinisius.

Valverde, me një goditje dënimi mjeshtërore dyfishoi shifrat dhe në fund ishte Bellingam ai i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 që çoi Realin 4 pikë pas katalanasve, por me një ndeshje më pak të luajtur.

reali i madridit leganes la liga

Lini një Përgjigje