TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 20:17

Konte fiton duelin me mjeshtrin Ranieri, Napoli prish debutimin e teknikut të ri në krye të Romës dhe rimerr kreun e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Konte fiton duelin me mjeshtrin Ranieri, Napoli prish debutimin e teknikut

Ndeshjet e pasdites në Serinë A kthyen përsëri Napolin në vendin e parë në kampionat, me një fitore të rëndësishme ndaj Romës në debutimin e Klaudio Ranierit te verdhekuqtë.

Një gol i Romelu Lukakut në minutën e 54 mjaftoi për të siguruar tri pikët e napolitanëve, shënuar pas një asisti të Di Lorencos.

Trajneri Ranieri ka bërë mjaft ndryshime në lojë dhe mentalitet te Roma, por është ende herët për të parë zgjidhje efikase dhe rezultate në fushë.

Me këtë fitore, Napoli renditet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 29 pikë, 1 më shumë se Atalanta e vendit të dytë.

napoli seria a roma

Lini një Përgjigje