TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 19:43

Trajner i ri, probleme të vjetra; Mançester Juanjtid nuk i bën derman as Ruben Amorim ndaj Ipsuiçit

Shkruar nga Pamfleti

Trajner i ri, probleme të vjetra; Mançester Juanjtid nuk i bën

Trajner i ri dhe probleme të vjetra për Mançester Juanjtid në ndeshjen kundër Ipsuiçit në transfertë. "Djajtë e Kuq" nuk morën dot më shumë se një barazim 1-1.

Lojtarët e Amorim kaluan në avantazh që në minutën e dytë përmes Markus Rashford që finalizoi një aksion të bukur.

Vendasit rastin e parë serioz për gol e patën në minutën e 11, por Semi Szmodiks humbi një mundësi të artë shënimi. Në minutën e 42, Ipsuiçi barazoi rezultatin  me Omar Hutchinson.

Miqtë patën mundësi të mirë për të kaluar në epërsi në minutën e 52, por goditjen e Liam Delap e priti për mrekulli Andre Onana.

Mançester Junajtid në anën tjetër nuk arriti të krijojë pothuajse asnjë rast të rrezikshëm pas golit të shënuar dhe kështu u desh të pajtohej me një pikë në ndeshjen debutuese të trajnerit Ruben Amorim.

Me këtë barazim, Juanjtid shkon në kuotën e 16 pikëve dhe mban vendin e 12 në tabelë, ndërsa Ipsuiçi ka 9 pikë dhe renditet në vendin e 18 që të dërgon në Championship.

mançester junajtid ipsuiç premier liga

Lini një Përgjigje