TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2024, 18:47

Sylvinho e la jashtë listës së kombëtares, reagon Mirlind Daku: Jeta vazhdon!

Shkruar nga Pamfleti

Sylvinho e la jashtë listës së kombëtares, reagon Mirlind

Trajneri i Kombëtares Sylvinho publikoi ditën e sotme listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë skuadrën në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë që do luhen më 22 dhe 25 mars.

Ajo çfarë ra në sy, ishte mungesa e Mirlind Dakut i cili luan në Rusi te Rubin Kazan. Lidhur me këtë vendim të Sylvinhos për ta lënë jashtë listës, sulmuesi nga Gjilani ka reaguar në rrjetet sociale ku sipër një videoje të publikuar shkruan “Jeta vazhdon”.

Më tej 26 vjeçari, autor i 1 goli në 5 ndeshje me kombëtaren reagoi sërish duke saktësuar se postimi i tij nuk kishte asnjë lidhje me mungesën e ftesës nga ana e trajnerit brazilian të Shqipërisë.

“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”, shkruan sulmuesi.

daku

Lini një Përgjigje