TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2024, 13:26

Shorti i Ligës së Europës/ Goglat “tradhtojnë” italianët, Milani luan “derbin” e Italisë, Gjimshiti sfidon Liverpulin

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Ligës së Europës/ Goglat “tradhtojnë”

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Europës, për të përcaktuar edhe ndeshjet e çerekfinaleve të këtij kompeticioni. Shorti ka vënë përballë njëra-tjetrës ekipe të forta, duke na dhuruar sfida mjaft interesante.

Një klasike italiane ajo mes Milanit dhe Romës, teksa Liverpuli sfidon Atalantën e Berat Gjimshitit.

Një takim i fortë është edhe ai mes Bajer Leverkusenit dhe Uest Hemit, teksa Benfika do të përballet me Olimpik Marsejën.

Në gjysmëfinale, fituesi i çiftit Milan-Roma do të ndeshet me fituesin e çiftit Leverkusen-Uest Hem, ndërsa fituesi i çiftit Benfika-Marsejë do të luajë kundër fituesit të çiftit Liverpul-Atalanta.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 prill, ndërsa të kthimit më 18 prill. Sa i përket gjysmëfinaleve, ndeshjet e para do të luhen më 2 maj, ndërsa të kthimit më 9 maj.

Finalja e madhe do të zhvillohet në Dublin më 22 maj.

Shorti i Ligës së Europës/ Goglat “tradhtojnë”

milan roma liverpul bajer leverkusen liga e europës

Lini një Përgjigje