TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2024, 12:12

Një debutim dhe 4 rikthime, Silvinjo zgjedh 26 kuqezinjtë për miqësoret me Kilin dhe Suedinë

Shkruar nga Pamfleti

Një debutim dhe 4 rikthime, Silvinjo zgjedh 26 kuqezinjtë për

Më në fund, pas një pauze të gjatë, pasi tifozët dhe i gjithë ambienti shijoi në maksimumin kualifikimin për herë të dytë në një Evropian, legjionarët kuqezi rikthehen në aksion. Për herë të parë, pas kualifikimit për në “EURO 2024”, Silvinjo ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për dy miqësoret e muajit mars, kundër Kilit dhe Suedisë.

Në listën e kësaj radhe do të ketë një lojtar të ri. Arbër Hoxha, sulmuesi që aktivizohet për Dinamon e Zagrebit është ftuar nga Silvinjo për këto dy sfida miqësore. Hoxha luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit, por mund të përshtatet edhe në pozicione të tjera në repartin ofensiv. 25-vjeçari i cili nuk mori kurrë ftesë nga Kosova, i besohet fanela kuqezi.

Përsa i përket rikthimeve, Silvinjo ka rithirrur në ekip mbrojtësin e majtë, Naser Aliji si edhe Marash Kumbullën, Armando Brojën dhe Rei Manaj. Ky i fundit mesa duket i ka mbushur mendjen trajnerit brazilian me paraqitjet fantastike të bëra në Turqi me Sivasspor.

Një debutim dhe 4 rikthime, Silvinjo zgjedh 26 kuqezinjtë për

silvinjo kombëtarja shqiptare miqësoret me kilin dhe suedinë

Lini një Përgjigje