TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2024, 23:04

Liverpuli luan tenis dhe vendos rekordin historik të Salah, Atalanta dhe Roma në fazën tjetër, Leverkuseni kalon mes trillerit

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli luan tenis dhe vendos rekordin historik të Salah, Atalanta dhe

Liverpuli dhuron show dhe luan “tenis” ndaj Spartës së Pragës duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Europës. Skuadra e Jurgen Klop, që fitoi me rezultatin 1-6 edhe në sfidën e vajtjes në Pragë, duke mbyllur llogaritë që në minutat e para, pasi pas vetëm 14 minutash ndeshja ishte me rezultatin 4-0 me golat e Darvin Nunjez, Klark, Salah dhe Gakpo.

Mo Salah u bë kështu lojtari i parë në të gjithë historinë e Liverpulit që shënon 20+ gola në shtatë sezone radhazi në të gjitha kompeticionet. Rekordi i mëparshëm ishte me gjashtë sezon nga Ian Rash nga sezoni 1981-82 deri në 1986-1987. Në fakt, vetëm Rash (9 sezone) tani ka më shumë se 20 gola në total për Liverpulin sesa Salah (7 sezone).

Në pjesën e dytë erdhën edhe golat e Shoboslai dhe Harvi Eliot, teksa rezultati shënonte 6-1 pas minutës së 55.

Kurioziteti – Mateus Musialovski është lojtari i 90 që bën debutimin e tij për ekipin e Liverpulit që kur Jurgen Klop mori drejtimin  dhe i 56 në moshën 20-vjeç ose më i ri.

Asnjë problem për Romën e Daniele De Rosit. Fitorja 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Brajtonit i dhuroi qetësinë e duhur italianëve, me përballjen e sotme në "Amex Stadium"  që përfundoi 1-0.

Triller në Gjermani. “Aspirinat”, nëse në kampionat po shkojnë një drejt rrëzimit të sundimit të Bajernit të Mynihut, në Europl duken tjetër ekip. Skuadra e Çabi Alonsos barazoi 2-2 ndaj Karabagut në ndeshjen e parë, ndërsa sonte ia dolën në limite me shifrat 3-2. Atalanta e Berat Gjimshitit përmbysi Sporting dhe mundi portugezët 2-1 (1-1 ndeshja e parë).

Në Conference League, “buzëqesh” Aston Vila dhe Lila e Edon Zhegrovës.

 

 

Lini një Përgjigje