TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2024, 21:49

E majtë vrastare, dëshira e Silvinjos gjen golin e parë me Dinamon e Zagrebit në Ligën e Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E majtë vrastare, dëshira e Silvinjos gjen golin e parë me

Sulmuesi me pasaportë shqiptare, Arbër Hoxha, i cili është në vëzhgim nga trajneri Silvinjo, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme, me fanelën e Dinamos së Zagrebit në duelin ndaj PAOK-ut në transfertë, ku kroatët u mundën me rezultatin e thellë 5-1 dhe i thanë lamtumirë Ligës së Europës.

Hoxha shënoi një gol mjaft të bukur me një të majtë potente në minutën e 49 të sfidës, duke ngushtuar shifrat në 3-1.

Vlen të theksohet fakti se dueli i kthimit mes PAOK-ut dhe Dinamos së Zagrebit është i vlefshëm për fazën e 1/8 të Ligës së Konferencës. Në “Maksimir”, Dinamo e Zagrebit fitoi 2-0, javën e kaluar.

Ky ishte goli i tij i parë me ekipin e ri, teksa është pajisur me pasaportën shqiptare dhe pret ftesën e Silvinjos.

Vlen të theksojmë se 25-vjeçari ka mbajtur veshur më parë fanelën e Prishtinës dhe Ballkanit. Gjithashtu, lojtari ka kontribuar edhe për Lokomotivën e Zagrebit!

 

arbër hoxha sulmuesi shqiptar dinamo zagreb

Lini një Përgjigje