
Kilië Mbape do t’i thotë lamtumirë PSG-së në fund të këtij sezoni dhe dita-ditës shtohen zërat për kalimin e tij te Reali i Madridit. Por prestigjiozja “L’Equipe” ka zbuluar problemin e kësaj lëvizjeje, që mund t’i kushtojë ëndrrën në sirtar sulmuesit francez.
Këtë verë do të zhvillohen Lojërat Olimpike në Paris dhe Franca është gati që të marrë një medalje dhe në futboll. Trajneri për skuadrën franceze do të jetë Tieri Henri, i cili ka shprehur dëshirën që në skuadrën e tij të jenë Mbape, Grizman dhe Zhiru.
Prestigjiozja franceze zbulon gjithashtu se kjo është dhe ëndrra e Mbape, i cili kërkon që të fitojë një medalje olimpike për shtetin e tij.
Lojërat Olimpike nisin 10 ditë pas përfundimit të Europianit, një tjetër objektiv kryesor i Mbape që kërkon të ngrejë një tjetër trofe ndërkombëtar me Francën, kësaj radhe si kapiten.
Lini një Përgjigje