
Ish-sulmuesi i Interit dhe Italisë, Daniel Osvaldo, ka rrëfyer një periudhë të vështirë që po kalon në jetën e tij. 38-vjeçari, i cili hoqi dorë nga futbolli për të ndjekur karrierën e tij në muzikë, është shprehur në një video-mesazh se po lufton me depresionin dhe se gjithashtu ka një varësi ndaj alkoolit dhe drogës, teksa po merr ilaçe për të luftuar këtë sëmundje.
“Më duhet të bëj disa rrëfime për jetën time, për disa vendime. Është e vështirë për mua, por mendoj se ka ardhur koha sepse jam mjaft i dëshpëruar dhe unë nuk jam fare mirë. Ndjej nevojën të them që kam disa kohë që po luftoj me depresionin që më ka çuar në disa vese, alkool dhe drogë, ndjej qe jeta po më del nga kontrolli.
Çfarë dua të tregoj dhe ndaj me ju është se po bëj një mjekim psikiatrik, po marr ilaçe, kam një sëmundje specifike, humbje të vetëbesimit, depresion dhe shumë herë i kthehem veseve të mia.
Bie në vetëshkatërrim dhe praktikisht jetoj vetëm i mbyllur në shtëpi. Nuk shkoj askund, nuk më intereson të ngrihem nga krevati, të dal nga dhoma ime, të ha. Kam rënë në varësi shumë të këqija, të cilat vetëm më përkeqësuan depresionin. Më dhemb të mos dua t’i ndaj gjërat me familjen time, fëmijët e mi”.
Lini një Përgjigje