TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2024, 16:59

Skandal te skuadra e Romës, futbollisti shpërndan videon intime të punonjëses së ekipit

Shkruar nga Pamfleti

Skandal te skuadra e Romës, futbollisti shpërndan videon intime

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur te Roma, me një punonjëse të klubit që u pushua nga puna për shkak të një video intime që iu shpërnda nga një futbollist i skuadrës së Primaverës.

Arsyeja e pushimit nga puna erdhi si pasojë e “papajtueshmërisë mjedisore”, teksa avokati i punonjëses do të ngrejë padi ndaj futbollistit.

Thuhet se ky i fundit i ka kërkuar telefonin punonjëses për të bërë një telefonatë me agjentin e tij dhe më pas ka hyrë në galerinë e saj dhe ka gjetur një video ku ajo ofendonte dhe më pas e ka shpërndarë dhe te shokët e tjerë të skuadrës.

Një video është sjellë në vëmendje të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Drejtimi i lartë ju portretizon në mënyrë të pagabueshme duke kryer akte seksuale. Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se kjo video është parë nga një pjesë e madhe e stafit dhe lojtarëve të klubit. E gjithë kjo sjellë papajtueshmërinë e vazhdimit të marrëdhënies suaj të punës me mbarëvajtjen paqësore dhe të rregullt të veprimtarisë së shoqërisë”, ishte letra që klubi i dërgoi punonjëses.

roma skuadra italiane

Lini një Përgjigje