TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2024, 23:49

Spanjollët mbeten makthi i Interit, zikaltërit bien në “ferrin” e Metropolitanos, Atletiko i falet ‘ruletës’ së penalltive për çerekfinalen

Shkruar nga Pamfleti

Spanjollët mbeten makthi i Interit, zikaltërit bien në

Atletiko e Madridit kualifikohet në çerekfianlet e Champions League. "Los Kolçoneros" kanë triumfuar falë "ruletës së penalltive me rezultain 4-2. 90 minutat e këtij takimi përfunduan me fitoren e djemve të Simeones me  rezultatin 2-1, pasi ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e zikaltërve me rezultatin 1-0.

Zikaltërit zhbllokuan takimin në minutën e 33. Dimarko kaloi në avantazh skuadrën e Inzagit. Mbrojtësi nuk fali brenda zonës, duke goditur saktë me të djathtën pas asistit të Barelës.

Festa për ekipin e Inzagit zgjati vetëm 2 minuta. Antuan Grizman gjeti golin e baraspeshës, pas një rrëmuje në zonën e Interit.

Gjithçka po shkonte drejt një barazimi, i cili do të kualifikonte Interin, për në çerekfinalet e Champions League, mirëpo Atletiko e Madridit mendoi diçka tjetër, me spanjollët që arritën të ndëshkonin italianët në minutat e fundit të sfidës.

Një aksion perfekt i “Los Kolçoneros” u finalizua më së miri nga “bomberi” holandez, Memfis Depaj, me këtë të fundit, që dërgoi topin në rrjetën e Somer.

Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, tashmë sfida iu drejtua kohëve shtesë për të përcaktuar skuadrën çerekfinaliste.

Interi e nisi në sulm teksa në minutën e 13 iu afruan golit me anë të një kundërsulmi. Dumfris shpërdoroi një rast të artë, teksa 2 tentativa e tij të njëpasnjëshme, u ndalën nga portieri Oblak.

Ndërkohë vetëm 4 minuta më pas, Interi  u shfaq sërish rrezikshëm. Lautaro Martinez provoi nga distanca, topi u devijua nga një prej mbrojtësve dhe u kontrollua me vështirësi nga portieri Oblak.

 

 

atletiko madrid inter champions league

Lini një Përgjigje