
Atletiko dhe Interi do të diskutojnë kualifikimin në shtesë. Madrilenët kanë mposhtur zikaltërit me rezultatin 2-1, pasi ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e zikaltërve me rezultatin 1-0
Zikaltërit zhbllokuan takimin në minutën e 33. Dimarko kaloi në avantazh skuadrën e Inzagit. Mbrojtësi nuk fali brenda zonës, duke goditur saktë me të djathtën pas asistit të Barelës.
Festa për ekipin e Inzagit zgjati vetëm 2 minuta. Antuan Grizman gjeti golin e baraspeshës, pas një rrëmuje në zonën e Interit.
Gjithçka po shkonte drejt një barazimi, i cili do të kualifikonte Interin, për në çerekfinalet e Champions League, mirëpo Atletiko e Madridit mendoi diçka tjetër, me spanjollët që arritën të ndëshkonin italianët në minutat e fundit të sfidës.
Një aksion perfekt i “Los Kolçoneros” u finalizua më së miri nga “bomberi” holandez, Memfis Depaj, me këtë të fundit, që dërgoi topin në rrjetën e Somer.
Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, tashmë sfida iu drejtua kohëve shtesë për të përcaktuar skuadrën çerekfinaliste.
Interi e nisi në sulm teksa në minutën e 13 iu afruan golit me anë të një kundërsulmi. Dumfris shpërdoroi një rast të artë, teksa 2 tentativa e tij të njëpasnjëshme, u ndalën nga portieri Oblak.
Ndërkohë vetëm 4 minuta më pas, Interi u shfaqsërish rrezikshëm. Lautaro Martinez provoi nga distanca, topi u devijua nga një prej mbrojtësve dhe u kontrollua me vështirësi nga portieri Oblak.
Ndeshja tjetër, ajo mes Borusias së Dortmundit dhe PSV Eindovenit është mbyllur me fitoren e gjermanëve me rezultatin e pastër 2-0, duke qenë gjermanët që kalojnë në çerekfinale.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 3 me “fantazistin” anglez, Zhadon Sanço, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje nga jashtë zone.
Golin e gjeti edhe “bomberi”, Niklas Fullkrug, mirëpo pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR, goli u shpall i pavlefshëm. Goli i dytë erdhi nga këmbët e “veteranit”, Marko Rojs, në “frymën e fundit”, të sfidës.
Kujotjmë që takimi i parë në Holandë është mbyllur në barazim 1-1.
Lini një Përgjigje