TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2024, 22:37

20 gola sezonalë me Çezenën, Kristian Shpendi si Dario Hubner, nuk ndodhte që nga viti 1995

Shkruar nga Pamfleti

20 gola sezonalë me Çezenën, Kristian Shpendi si Dario Hubner,

Kristian Shpendi ka “shpërthyer”, por kjo nuk është më diçka e re, pasi tashmë jemi mësuar me golat e shqiptarit. Sulmuesi 20-vjeçar i Çezenës mbrëmjen e së hënës ka shënuar golin e 20 sezonalë: shifra këto që nuk shiheshin te bardhezinjtë që pothuajse tridhjetë vite më parë, kur Dario Hubner, sulmuesi i famshëm, shënonte 22 herë në Serinë B gjatë sezonit 1995-96. Një epokë tjetër kur bëhet fjalë për futbollin.

Por, shqiptari është i vendosur që të thyejë çdo rekord, atë të golave të shënuar në një sezon dhe atë të pikëve të grumbulluar, pasi rikthimi në Serinë B me Çezenën tashmë është shumë pranë, pasi ekipi qëndron në krye dhe i shkëputur 9 pikë me vendin e dytë në renditje, teksa kanë mbetur edhe 7 javë deri në përfundimin e kampionatit.

Sezoni i Shpendit te Çezena, padyshim që nuk po kalon pa u vënë re edhe në nivelet më të larta. Sytë e Serisë A janë hapur për profilin e qendërsulmuesit që po paraqitet shkëlqyeshëm në sezonin e tij të parë si titullar në karrierë.

E para, sepse një vit më parë ishte binjaku i tij Stiven që pati shansin të drejtonte sulmin, duke e lënë disi në hije Kristianin i cili këtë vit ka vendosur të mos ndalet së shënuari, duke ngjallur interesin e Fiorentinës dhe mbi të gjitha Sasuolos. Në veçanti, ekipi ku po luan Bajrami dhe Kumbulla po e mendojnë më konkretisht, por do të varet gjithçka nga fundi i sezonit.

Nëse ata do të bien në Serinë B, Çezena vështirë se do të mund të forconte një konkurrent potencial të drejtpërdrejtë. Dhe sa vlen Kristian Shpendi në merkato? Stiveni u shit verën e kaluar për mbi 2 milionë euro: një shifër që nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme për ta larguar Kristianin nga Çezena, që vazhdon të shënojë gola dhe të shohë rritjen e vlerës së tij.

 

kristian shpendi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje