TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2024, 21:50

Përfundojnë pjesët e para/ Dy gola në 2 minuta, Atletiko dhe Interi i “vënë flakën” supersfidës, Dortmundit i mjaftojnë 3 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Dy gola në 2 minuta, Atletiko dhe

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të raundit të 1/8 të Champions League. Supersfida e zhvilluar në “Wanda Metropolitano” mes Atletikos së Madridit dhe Interit është mbyllur në barazim 1-1.

Zikaltërit zhbllokuan takimin në minutën e 33. Dimarko kaloi në avantazh skuadrën e Inzagit. Mbrojtësi nuk fali brenda zonës, duke goditur saktë me të djathtën pas asistit të Barelës.

Festa për ekipin e Inzagit zgjati vetëm 2 minuta. Antuan Grizman gjeti golin e baraspeshës, pas një rrëmuje në zonën e Interit.

Interi e nisi në sulm teksa në minutën e 13 iu afruan golit me anë të një kundërsulmi. Dumfris shpërdoroi një rast të artë, teksa 2 tentativa e tij të njëpasnjëshme, u ndalën nga portieri Oblak.

Ndërkohë vetëm 4 minuta më pas, Interi  u shfaq sërish rrezikshëm. Lautaro Martinez provoi nga distanca, topi u devijua nga një prej mbrojtësve dhe u kontrollua me vështirësi nga portieri Oblak.

Ndërkohë vetëm 4 minuta më pas, Interi  u shfaqsërish rrezikshëm. Lautaro Martinez provoi nga distanca, topi u devijua nga një prej mbrojtësve dhe u kontrollua me vështirësi nga portieri Oblak.

Takimi i parë i luajtur në “San Siro” është mbyllur me fitoren e zikaltërve me rezultatin 1-0.

Ndeshja tjetër, ajo mes Borusias së Dortmundit dhe PSV Eindovenit është mbyllur me fitoren e gjermanëve me rezultatin minimal 1-0. Djemtë e Terziç gjetën golin e vetëm në minutën e tretë të takimit

Një top i kapur bukur nga “fantazisti” anglez, Zhadon Sanço përfundoi në rrjetë, me ish-yllin e Mançester Junajtid, që arriti të dërgonte topin pas “shpatullave” të Benitez.

Kujotjmë që takimi i parë në Holandë është mbyllur në barazim 1-1.

 

 

atletiko e madridit inter borusia dortmund psv eliminimi nga champions league

Lini një Përgjigje