TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2024, 15:29

Lorik Cana publikon videon e bashkëshortes duke qëndisur flamurin shqiptar: Monika në versionin Marigona

Shkruar nga Pamfleti

Lorik Cana publikon videon e bashkëshortes duke qëndisur flamurin

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i tërhequr tashmë nga futbolli aktiv, është martuar me një italiane, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Së fundmi, Cana ka postuar një video, ku shihet bashkëshortja e tij duke qendisur flamurin shqiptar.

“Monika në versionin Marigona… Monika, a e di kush është Marigona?” Këto janë fjalët që shoqërojnë videon mjaft domethenëse, që ka publikuar Lorik Cana në Instagramin e tij personal.

Në të, kapiteni historik i kombëtares shqiptare, futbollisti rekordmen me fanelën kuqezi, e pyet gruan e tij italiane se kush është Marigona, e cila qendisi flamurin kuqezi që u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali, ditën që hyri në histori si shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Një datë e madhe kombëtare që festohet çdo vit prej asaj dite nga të gjithë shjqiptarët, kudo që janë. Jo vetëm veprimi, por edhe përqasja e Canës është e goditur, sepse Monika Erkoli shfaqet në video vërtet në versionin Marigona, duke qendisur flamurin shqiptar.

lorik cana ish-kapiteni i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje