TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2024, 22:45

Dështuan të transferonin Ernest Muçin në Angli, Aston Vila synon “Levandovskin e Malishevës”

Shkruar nga Pamfleti

Dështuan të transferonin Ernest Muçin në Angli, Aston Vila

Aston Vila ishte shumë pranë transferimit të Ernest Muçit në merkaton e janarit nga radhët e Legias së Varshavës, por duket se turqit e Beshiktashit ua prishën planet duke “rrëmbyer” talentin shqiptar.

Ndërkohë së fundmi raportohet nga mediat rumune se anglezët kanë shfaqur interes për një tjetër futbollist shqiptar, bëhet fjalë për  Albion Rrahmanin, i cili po shkëlqen këtë sezon me 13 golat e shënuar me fanelën e Rapidit të Bukureshtit.

I ashtëquajturi “Levandovski i Malishevës”, Rrahmani verën e vitit 2023 la kampionët e Kosovës, Ballkanin dhe për 600 mijë euro u bashkua me Rapidin.

Interesim i madh për Rrahmanin nga Aston Vila. Sipas burimeve tona, Aston Vila është interesuar për Rrahmanin”, shkruan media rumune, “Fanatik.ro”.

albion rrahmani sulmuesi shqiptar aston vila

Lini një Përgjigje