
Me tetë ekipet më të mira në Evropë ishte e pashmangshme që goglat do të rezervonin përballje të forta. Faza çerekfinale e Champions League pritet të jetë fantastike, kjo pasi goglat përplasën favoritet ndërmjet tyre: Bajerni i Mynihut do të përballet me Arsenalin. Atletiko e Madridit, ekipi që eliminoi Interin do të përballet në këtë fazë me Borusian e Dortmundit. Një përballje fantastike është ajo mes dy favoritëve kryesorë. Mançester Siti, ekipi kampion në fuqi, do të përballet me Realin e Madridit, pa diskutim përballja më e fortë në këtë fazë. Përballja tjetër në këtë sfidë është PSG-Barcelona.
Në Nion, gjatë hedhjes së shortit, është zbardhur edhe rruga drejt finales së madhe, ku edhe në fazën gjysmëfinale pritet përballje fantastike. Fituesi i çiftit, Bajern Mynih-Arsenal do të përballet me fituesin e çiftit Mançester Siti-Real Madrid. Fituesi i çiftit Atletiko Madrid-Borusia Dortmund në fazën gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit PSG-Barcelona.
Gjysmëfinalet
Atletiko Madrid / Borusia Dortmund – PSG / Barcelona
Arsenal / Bajern Mynih – Real Madrid / Mançester Siti

Gjysmëfinalet e Champions League do të luhen më 9 prill, me ndeshjen e parë çerekfinale dhe përfundon më 8 maj, me gjysmëfinalen e fundit. Këto janë datat specifike:
Ndeshja e parë çerekfinale: 9/10 prill 2024
Ndeshja e dytë çerekfinale: 16/17 prill 2024
Ndeshja e parë gjysmëfinale: 30 prill/1 maj 2024
Ndeshja e dytë gjysmëfinale: 7/8 maj 2024
Lini një Përgjigje