
Liga e Konferencës ka mësuar fazat çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale me shortin që është hedhur në Nion të Zvicrës.
Lila dhe Edon Zhegrova kanë “peshkuar” Aston Vilën. Një finale e parakohshme për këtë kompeticion, pasi janë dy nga pretendentët kryesorë për t’i shkuar deri në fund. Në krahun tjetër Viktoria Plzen do të përballet me Fiorentinën.
Grekët kanë qenë të pafatë në këtë short, pasi PAOK do të përballet me gjigandin belg të Klub Bryzh, ndërsa Olimpiakos do të luajë kundër Fenerbahçes.
Sa i përket gjysmëfinaleve, fituesi i çiftit AstonVila-Lilë do të ndeshet kundër fituesit të çiftit Olimpiakos-Fenerbahçe, ndërsa fituesi i Viktoria Plzen-Fiorentina do të ndeshet me fituesin e Klub Bryzh-PAOK.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 prill, ndërsa të kthimit më 18 prill. Sa i përket gjysmëfinaleve, ndeshjet e para do të luhen më 2 maj, ndërsa të kthimit më 9 maj.
Finalja e madhe do të luhet më 29 maj në “AEK Arena” të Athinës.

Lini një Përgjigje