
Mançester Siti ka mposhtur 4-1 Ipsuiçin në shtëpi në javën e dytë të Premier Ligës.
Një fitore me përmbysje për skuadrën e Guardiolës, duke parë se kampionët në fuqi të Anglisë kaluan në disavantazh pas 7 minutash pas golit të Szmodics.
Megjithatë, përmbysja e "Qytetarëve" ishte e menjëhershme dhe erdhi në harkun e 4 minutave në pjesën e parë falë dygolëshit të Haland në minuta 12 dhe 14 dhe golit të De Bryjn në minutën e 16. Norvegjezi kompletoi tregolëshin etij personal në minutën e 88.
Fitore bindëse 4-0 për Totenheminnë shtëpi kundër Evertonit. Protagonist ishte koreani Son me dy golat e realizuar.
Në ndeshjet e tjera, Uest Hemi mposhti 2-0 Kristal Palas në transfertë, Fulhemi fitoi 2-1 kundër Leisterit në shtëpi, ndërsa Notingem Forest mundi 1-0 Sauthemptonin në transfertë.
Lini një Përgjigje