
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet e para të këtij sezoni pas përfundimit të javës së parë të Superiores. Tirana, Laçi e Partizani janë protagonistët e kësaj jave të parë, teksa janë paralajmëruar pas sjelljeve të gabuara të tifozërive përkatëse.
Vangjel Zguro i Partizanit dhe Melo i Laçit janë dënuar nga Disiplina me dy ndeshje pezullim për shkak të sjelljeve të tyre në ndeshjen e parë të kampionatit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.08.2024:
1- KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
2- KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
3- Lojtari i KF Laci, ëilliam Cordeiro Melo për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4- KF Partizani, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
5- Lojtari i KF Partizani, Vangjel Zguropër provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Jozef Marashi të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
7- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Arkel Likaj të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
8- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Gerald Kubazi të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Lini një Përgjigje