
Partizani po futet në ditët më të nxehta të merkatos. Klubi i kuq, deri më tani, nuk ka qenë në lartësinë e duhur me lëvizjet e tregut duke humbur shumë nga cilësia e vjetshme, sidomos pas shitjes së Maget.
Në këto ditë të fundit të merkatos, drejtuesit po bëjnë shtysën e fundit për të kompletuar organikën. Kryesorja është trajneri i ri, i cili pritet të jetë serbi Aleksandër Veselinoviç teksa mbetet vetëm vendimi final i presidentit Demi.
Nga ana tjetër po punohet edhe për një goditje të bujshme. Meritan Shabani është emri që Partizani dëshiron të vendosë në krye të arritjeve të kësaj vere. Talenti dardan dhe ish-lojtari i Bajernit të Mynihut është kontaktuar nga ‘Demat’ për një transferim të mundshëm sipas medias së shkruar.
Së fundmi fantazisti 25-vjeçar ishte pjesë e Grashopers dhe shihet si një goditje e madhe për repartin ofensiv, pasi bën shumë mirë edhe sulmuesit e krahut.
Lini një Përgjigje