TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2024, 21:11

Gol spektakolar nga jashtë zonës, Granit Xhaka dhuron “show” në sezonin e ri të Bundesligës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol spektakolar nga jashtë zonës, Granit Xhaka dhuron

Granit Xhaka e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme me kampionët e Bajern Leverkusen. Mesfushori me origjinë shqiptar, ka shënuar golin e parë të këtij edicioni në kampionat për “aspirinat”. 

Xhaka tundi rrjetën në minutën e 12-të, në duelin ndaj Borusia Mynshengladbah, duke iu dhuruar avantazhin kampionëve në fuqi të Bundesligës.  

Një gol me të vërtetë spektakolar, nga ana e mesfushorit, që me të majtën nga një distancë e konsiderueshme nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndësh. Shqiptari ka zgjedhur të mos festojë, për shkak se në të kaluarën ka qenë pjesë e Mynshengladbah.  

 

Lini një Përgjigje