TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 22:36

Sulmuesi shqiptar protagonist me ekipin e Luganos, Beshiktashi shtanget në transfertën zvicerane

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar protagonist me ekipin e Luganos, Beshiktashi shtanget në

Beshiktashi është shtangur në transfertën përballë zvicerianëve të Luganos. Sfida e vlefshme për “Play-offin” e Ligës së Europës përfundoi në barazim 3-3, me një spektakël prej 6 golash.

Golat për ekipin turk u realizuan dy nga Fernandes, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Al Musrati. Për Luganon shënoi Stefen, një autogol i mbrojtësit të Beshiktashit, Paulista dhe goli i shqiptarit Uran Bislimi.


Madje ky i fundit nuk ishte shqiptari i vetëm në fushë. Nga starti i ndeshjes apo jo, në fushë zbritën edhe 4 shqiptarë të tjerë. Milot Rashica dhe Ernest Muçi për Beshiktashin, por edhe Amir Saipi dhe Shkëlqim Vladi prë Luganon.

beshiktash lugano liga e europës

Lini një Përgjigje