TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 21:02

Sulmuesi shqiptar dhuron “show” në Ligën e Konferencës, 27-vjeçari realizon gol spektakolar nga jashtë zonës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar dhuron “show” në Ligën e

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korencia rrëmbeu skenën në Ligën e Konferencës, teksa në minutën e 17, realizoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, me fanelën e Kluzhit në duelin ndaj qipriotëve të Paphos.

Me një goditje të kalibruar pasi shmangu disa kundërshtarë, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i lënë asnjë shans portierit kundërshtar, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të 27-vjeçarit.


Vlen të theksohet fakti se Kluzh mbeti me 10 lojtarë në minutën e 40, pasi Deac u ndëshkua me karton të kuq. 

meriton korenica klyzh liga e konferencës sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje