TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 19:35

Rrezikon ndeshjet e Ligës së Kombeve, titullari i kombëtares i dëmtuar dhe mungon prej 5 ndeshjesh me ekipin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Rrezikon ndeshjet e Ligës së Kombeve, titullari i kombëtares i

Arlind Ajeti është dëmtuar sërish dhe ka ndjerë shqetësim muskulor, duke munguar kështu për Klyzhin në 5 ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe ato të Kupave të Europës.

Mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit në fushë më 27 korrik ndaj Universitad Kraiovës, teksa luajti 90 minuta, ndërsa shqetësimi muskulor ka ndodhur në ditët në vijim. 30-vjeçari ishte edhe në merkato, me disa klube arabe që interesoheshin për shërbimet e tij, ndërsa menaxheri i vet u shpreh pak javë më parë se për të do të synohet rikthimi në Serinë A.

Një dëmtim i tillë i vështirëson shumë shanset e një lëvizjeje drejt një ekipi tjetër, pavarësisht se ai luajti një Europian shumë të mirë, ku u preferua titullar përpara Ardian Ismajlit. Ndërkohë, nuk dihet nëse ai do të jetë apo jo gati për Silvinjon në ndeshjet e Ligës së Kombeve që Kombëtarja do të luajë më 7 dhe 10 shtator kundër Ukrainës në “Epet Arena” të Çekisë dhe Gjeorgjisë në “Air Albania”.

arlind ajeti mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje