TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 17:19

“Sa kohë nuk është konfirmuar, tratativa është akoma larg”, trajneri i Ipsuiçit frenon transferimin e Brojës: Nuk dua të flas para kohe

Shkruar nga Pamfleti

“Sa kohë nuk është konfirmuar, tratativa është

Ipsuiç-Broja ende asgjë e përfunduar. Kjo pas fjalëve në konferencën për shtyp të vetë teknikut të skuadrës së sapongjitur në Premier Ligë, Mek Kena, i cili dy ditë përpara sfidës ndaj Mançester Sitit në kampionat u ndal të fliste edhe për merkaton, aty ku tema më e nxehtë ishte pikërisht sulmuesi i kombëtares sonë, Armando Broja.

Asgjë nuk është e konfirmuar ende, për sa kohë konfirmimi nuk vjen, mendoj që tratativa është ende larg. Në këtë mënyrë nuk ka asnjë motiv për të folur rreth kësaj çështjeje”, theskoi tekniku i skuadrës angleze.

Armando Broja pritet të zyrtarizohet sot si lojtar i Ipsuiçit. Çdo gjë pritet të konfirmohet shumë shpejt, me vizitat mjekësore që do të kryhen brenda këtyre 24 orëve.

Pasi Çelsi u dorëzua ta shiste këtë verë, palët ranë dakord që ai të huazohet dhe duket se Ipsuiçi është zgjedhja e duhur, ku paga do të mbulohet nga “Blutë”.

Ipsuiçi ka në kontratë një pikë, që e detyron të blejë kartonin e Brojës në fundin e sezonit për më shumë se 30 milionë euro.

Klauzola do të aktivizohet në rast se skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit anglez qendron mes 20 më të mirëve.

Broja ndërkohë do të bëhej lojtari shqiptar më i shtrenjtë ndonjëherë. Ky nuk është huazimi i parë apo i dytë për 22-vjeçarin, ndërsa i mbetet të tregojë veten.

kieran mekkena trajneri i ipsuiçit armando broja

Lini një Përgjigje