TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 16:36

Partizani shet Maget për 700 mijë euro, skuadra spanjolle konfirmon blerjen e mesfushorit senegalez nga “Demat”

Shkruar nga Pamfleti

Partizani shet Maget për 700 mijë euro, skuadra spanjolle konfirmon

Edhe pse sezoni i ri ka nisur, Partizani realizon një transferim të bujshëm në merkato. Klubi kryeqytetas finalizoi shitjen e Maget Gueje në kampionatin spanjoll.

Mesfushori 21-vjeçar, i cili ka qenë një prej shtyllave të të kuqve në edicionet e fundit, u shit te Rejsing Santander. Këta të fundit, që janë një klub me histori mbi 110 vjeçare dhe mes themeluesve të La Liga-s spanjolle, arritën akordin financiar për senegalezin.

Partizani përfiton plot 700 mijë euro nga Maget. Në anën tjetër, futbollisti firmos kontratën 4-vjeçare me Rejsing, me kohëzgjatje deri në vitin 2028 dhe do të aktivizohet menjëherë në Ligën 2 spanjolle.

Mesfushori iu bashkua “Demave” në vitin 2021, kur ishte vetëm 18-vjeç. Pas dy viteve të para të vështira, mes polemikave dhe problemeve me klubin për hapësirat e pakta në fushë dhe sjelljen jo-profesionale, lojtari arriti më në fund të shpërthente. Maget u kthye në një prej yjeve të skuadrës kryeqytetase.

Ky është një transferim i bujshëm për të kuqtë, si për garancinë që ka krijuar klubi në arenën ndërkombëtare, por edhe për të mbushur arkat.

maget gueje partizani mesfushori senegalez rejsing santander

Lini një Përgjigje