
Drita e Gjilanit është klubi i vetëm shqiptar që vazhdon aventurën në Kupat e Europës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekeria Ramadani do të përballet në raundin “play off” të Ligës së Konferencës me polakët e Legias së Varshavës. Ndeshjen e parë e luajnë sot në orën 18:00 në Poloni dhe pas një jave i presin në Kosovë, ku shpresohet kalimi në grupe, që do të ishte një arritje historike për gjilanasit.
“Dihet që kjo ndeshje për ne është një sprovë e fortë. Përballë kemi Legian, një skuadër që në vendin tonë kur është përmendur futbolli polak, gjithmonë na ka shkuar mendja te dy gjëra, te Levandovski dhe te Legia. E dimë që është një ekip i madh, por ne nuk kemi ardhur vetëm për shëtitje. Ne këtu vijmë pas dy fitoreve në raundin e dytë dhe të tretë. Në katër ndeshje kemi arritur tri fitore dhe një humbje, kështu që besoj tek ekipi im. Respekti kundrejt ekipit kundërshtar është deri në momentin kur fillon ndeshja”, u shpreh dje trajneri Zekeria Ramadani në daljen para mediave.
Lini një Përgjigje