TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 16:57

Leao te Barcelona? Vjen reagimi i CEO-s së Milanit: Është 100% e sigurt

Shkruar nga Pamfleti

Leao te Barcelona? Vjen reagimi i CEO-s së Milanit: Është 100% e

Rafael Leao është përfolur ditët e fundit për një kalim të mundshëm te Barcelona në Spanjë. Këta të fundit ishin të gatshëm të ofronin një lojtar të rëndësishëm plus para për të transferuar portugezin në “Camp Nou”.

Megjithatë, sipas CEO-s së Milanit, Xhorxho Furlani, nuk ka asnjë shans që Leao të largohet nga kuqezinjtë gjatë kësaj merkato vere. Është vetë zyrtari i klubit italian që ka dhënë lajmin e bujshëm.

Rafa Leao nuk do të largohet nga Milani këtë verë. Transferimi te Barcelona? Nuk ka shans. Në asnjë mënyrë, ai do të qëndrojë te Milani dhe këtë ua garantoj unë. Nëse Leao kërkon të transferohet te Barça? Ai nuk do ta kërkojë, edhe këtë ua u garantoj”, ishin fjalët e Furlanit.

rafael leao xhorxho furlani ceo i milanit barcelona

Lini një Përgjigje