
Rajo Vajekano e Ivan Balliut vazhdon planin e saj. Më 31 korrik, “MARCA” njoftoi se skuadra madrilene po mendon për nënshkrimin e Hames Rodrígez, me formulën Falkao, për të festuar njëqindvjetorin në një mënyrë të madhe. Hapat janë hedhur dhe lojtari tashmë ndodhet në Madrid.
Klubi duhet të gjejë formulat e nevojshme ekonomike, siç bëri me 'Tigrin' për të balancuar operacionin, por lojtari është gati të luajë në La Liga dhe të jetë në gjendje, në të njëjtën kohë, të jetojë në kryeqytetin e Spanjës. Rodrigez do të mbërrijë si lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës në Brazil më shumë se një muaj më parë dhe paga e tij do të plotësohej me ndihma 'të jashtme'.
Shumë skuadra evropiane kanë shfaqur interes për kolumbianin, pas ringjalljes së tij në Kupën e Amerikës, ku u shpall lojtari më i mirë për rolin e rëndësishëm që Kolumbia arriti në finalen që humbi kundër Argjentinës. Pavarësisht interesimit, asnjë klub i të ashtuquajturave klube të mëdha në Evropë nuk ka bërë hapin dhe opsioni Rajo ka mbërritur i gjallë në javën e fundit të merkatos.
Hames Rodrigez kthehet në qytetin që e bëri të suksesshëm
Kërcimi i madh në karrierën e tij erdhi kur Hames Rodríguez nënshkroi për Realin e Madridit në verën e vitit 2014, vetëm një dekadë më parë, pasi shkëlqeu në Kupën e Botës 2014 në Brazil. Ai kaloi katër sezone me kampionët e Europës, duke u dalluar mes viteve 2014 dhe 2017 me gola dhe asistime. Ai u kthye në gjysmën e sezonit në 2019-2020, por ditët e tij më të mira kishin kaluar tashmë.
Te Reali ai realizoi gjithsej 125 ndeshje, me 37 gola dhe 42 asistime , duke spikatur mbi të gjitha në Champions League, e cila pa versionin e tij më të mirë.
Kolumbiani sapo ka mbushur 33 vjeç dhe ka treguar një nivel të shkëlqyer në Kupën e Amerikës. Skuadrat e fundit për të cilat ai ka luajtur, që nga largimi prej Evertonit më 2021 nuk kanë qenë më të mirat: Al-Rajan, Olimpiacos dhe Sao Paulo.
Lini një Përgjigje