TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 18:52

La Dinamon në vendin e fundit në Superiore, Luixhi Di Biaxho surprizon me të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

La Dinamon në vendin e fundit në Superiore, Luixhi Di Biaxho surprizon

Pas aventurave të tij te SPAL-i dhe Dinamo Siti, Luixhi Di Biaxho do të rikthehet të marrë rolin e trajnerit. Sipas eksperitit të merkatos Xhanluka Di Marcio, bëhet me dije se italiani ka arritur akordit për të marrë drejtimin e Kombëtares U-21 të Arabisë Saudite. 

Trajneri italian ka drejtuar U-21 e Italisë nga viti 2013 deri në vitin 2019 dhe gjithashtu kombëtaren italiane për dy ndeshje.

Tani aventura e re: Di Biaxho u mbështet fuqishëm nga Roberto Mançini, trajner i Arabisë Saudite. Nënshkrimi dhe njoftimi zyrtar do të mbërrijnë në ditët në vijim. Vlen të theksoi fakti se te Dinamo, 53-vjeçari nuk arriti të linte gjurmë në elitën e futbollit shqiptar, duke e lënë skuadrën në vendin e fundit pas largimit, ndërkohë që vendin e tij e zuri trajneri aktual Dritan Mehmeti. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gianluca Di Marzio (@gianlucadimarzio)

luixhi di biaxho ish-trajneri i dinamos arabi u-21

Lini një Përgjigje