TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 20:39

Ky mund të jetë sezoni i Enea Mihajt, mbrojtësi kuqezi në superformë me paraqitjet pozitive në Portugali

Shkruar nga Pamfleti

Ky mund të jetë sezoni i Enea Mihajt, mbrojtësi kuqezi në

Enea Mihaj po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin portugez dhe kjo dallohet që në nisje të sezonit me ekipin e tij të Famalikao.

Pasi është luajtur edhe java e dytë, sepse në të parën, ekipi i Mihajt mposhti 2-0 në shtëpi Benfikën dhe mbrojtësi i Kombëtares u përzgjodh edhe në formacionin më të mirë të javës, sërish ai vijon me paraqitjet pozitive dhe këtë e ka bërë kundër Estrejës, ku Famalikao fitoi 3-0 në transfertë, ndërsa mbrojtjen e mbajtën sërish pa pësuar gol.

Ky mesa duket do të jetë sezoni i Enea Mihajt, pasi me këtë formë do të jetë edhe një mbrojtës potencial për të zënë vend në formacionin e Silvinjos, edhe pse konkurrenca është e lartë.

enea mihaj mbrojtësi kuqezi famalikao

Lini një Përgjigje