TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 21:27

“Shihemi të dielën”, e ardhmja e Dibalës merr kthesë të papritur në momentin e fundit

Shkruar nga Pamfleti

“Shihemi të dielën”, e ardhmja e Dibalës merr

Paulo Dibala nuk do të largohet nga Roma. Kur dukej gjithçka e mbyllur për kalimin e tij te klubi arab Al Qadsiah, argjentinasi i ka befasuar të gjithë duke hequr dorë nga një rrogë marramendëse (75 milionë euro në tre vite).

Ka qenë vetë lojtari që ka dhënë lajmin me një postim në rrjetet sociale: “Faleminderit Roma, shihemi të dielën”. Një vendim i marrë, teksa dy klubet po negocionin çmimin e kartonit të lojtarit. Në momentet e fundit duket se Dibala ka ndryshuar mendjen duke refuzuar milionat e eurove, teksa zgjodhi Romën. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)

paulo dibala sulmuesi argjentinas roma

Lini një Përgjigje