
Lugano po luan momentalisht kundër Beshiktashit sfidën e parë të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Europës. Momentalisht kjo sfidë është në barazim 3-3.
Futbollisti me origjinë shqiptare, Uran Bislimi gjeti rrugën e rrjetës me Luganon në minutën e 34. Pas një aksioni model, Bislimi arriti të dërgonte topin në rrjetë. Më herët miqtë kishin shënuar me Fernandes në minutën e 21.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Titullar në këtë duel u aktivzua Rashica, ndërkohë që Ernest Muçi e ka nisur nga stoli.
Për sa i përket lojtarëve shqiptarë te Lugano, gjithashtu nga minuta e parë luajnë portieri Saipi dhe sulmuesi Vladi.
Lini një Përgjigje