TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2024, 21:51

Skuadra e Serisë A kërkon të përforcojë sulmin, vendos në listë Kristian Shpendin në ditët e fundit të merkatos

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e Serisë A kërkon të përforcojë sulmin, vendos

Merkatoja e Torinos nuk është ende e mbyllur, përkundrazi deri në fund do të ketë tentativa për të forcuar ekipin e Paolo Vanolit. Te torinezët nuk përjashtohen edhe disa lëvizje në sulm, pasi me një largim në mundshëm të Sanabrias, klubi i Serisë A do të vihet pas Xhovani Simeones.

Duke konsideruar edhe një ikje të Pelegrit, emri që del në skenë është Kristian Shpendi i Çezenës. Kështu të paktën raporton “tuttomercatoweb” në lidhje me sulmuesin e Shpresave, i cili bëri një nisje fantastike të sezonit, duke shënuar 2 gola.

Megjithatë, ai ka rënë dakord me klubin e Çezenës për një përmirësim të kushteve të kontratës, lëvizje kjo që e komplikon një kalim në veriun e Italisë, gjithsesi nëse Torino do të ofrojë një shumë tunduese atëherë gjithçka është e mundur.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar torino

Lini një Përgjigje