
Mançester Junajtid ka humbur 2-1 në fushën e Brajtonit në javën e dytë të Premier Ligës.
Ndeshja u zhbllokua pas 32 minutash lojë nga një gol i Deni Uellbek. Në pjesën e dytë erdhi reagimi i “Djajve të Kuq” që barazuan me Dialo në minutën e 60.
Dhjetë minuta më vonë, Junajtid gjeti edhe golin e dytë me Garnaçon, por topi u prek nga Zirkze para se të kalonte vijën me holandezin që ishte në pozicion jashtë loje dhe për këtë arsye goli u anulua nga VAR.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi goli i Zhoao Pedros që i dhuroi fitoren Brajtonit në minutën e 95.
Me këtë triumf skuadra bardheblu ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Junajtid ka vetëm 3 pikë. Në sfidën e radhës, ekipi i Ten Hag do të përballet me Liverpulin, ndërsa Brajton luan në transfertë ndaj Arsenalit.
Lini një Përgjigje