TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2024, 15:57

Mungesë e madhe për kombëtaren shqiptare, Mirlind Daku humbet ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve

Shkruar nga Pamfleti

Mungesë e madhe për kombëtaren shqiptare, Mirlind Daku humbet

Mirlind Daku është kthyer në një makineri golash, teksa nga ndeshja në ndeshje po tund rrjetat e çdo kundërshtari. Sulmuesi shqiptar është padyshim lojtari më i mirë i Rubin Kazan dhe në startin e këtij edicioni të ri ka realizuar plot 5 herë në po kaq ndeshje, ndërsa numëron edhe 2 asiste.

Performanca të tilla sigurisht kënaqin edhe Kombëtaren shqiptare që ka në organikë një bomber që garanton gola. Në Europian, Daku luajti vetëm në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, ndërsa më pas u dënua nga UEFA.

Pikërisht ky dënim e bën të vuajë edhe për pak kohë. Mirlind Daku nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për 2 ndeshjet e para të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë më 7 dhe 10 shtator. Sulmuesi është pezulluar me 3 ndeshje, 1 e shleu ndaj Spanjës, teksa i mbeten edhe 2 të tjera.

Një keqardhje e madhe, duke parë formën e tij të jashtëzakonshme që mund t’i bënte shumë punë trajnerit Silvinjo në këto 2 duele mjaft të rëndësishme.

mirlind daku sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje