TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2024, 16:41

Formula 1/ Lando Norris siguron “pole position” në shtëpinë e Vershtapen, MekLaren dominon Çmimin e Madh të Holandës

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Lando Norris siguron “pole position” në

Piloti britanik i MekLaren, Lando Norris, siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Zandvort, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1.  Ai dha kohën 1’09”673, duke qenë më i shpejti në pistë.

Një dominim i makinës britanike, që vendosi në vendin e tretë edhe pilotin tjetër të saj, Oskar Piastri. Mes dy makinave MekLaren u rendit piloti vendës Maks Vershtapen me Red Bull (i dyti), që zhgënjeu disi para fansave të tij.

Për Norris ky është “pole position” nr.4 në karrierë, duke konfirmuar momentin e mirë që kalon MekLaren. Në vendin e katërt u rendit britaniku Xhorxh Rasëll me Mercedes, që la pas meksikanin Serxhio Perez me Red Bull (i pesti).

Vetëm i gjashti Sharls Lëklerk me Ferrari, gati 8 të dhjetat më i avashtë se Norris, ndërkohë që në “top-10” më të mirët u renditën edhe Fernando Alonso, Aleksandër Albon, Lens Stroll e Pier Gasli.

Zhgënjyen në këto prova zyrtare Luis Hemilton me Mercedes, që u rendit në vendin e 12. Dobët doli edhe Karlos Sainz me Ferrari, në vendin e 11. Të dielën në orën 15:00 do të zhvillohet gara e Holandës.

lando norris formula 1 çmimi i madh i holandës

Lini një Përgjigje