
Nuk ka fund “saga” e dëmtimeve për Ardian Ismajlin. Qendërmbrojtësi kuqezi doli i dëmtuar nga sfida e fundit kundër Komos, por situata është më shqetësuese se sa mendohej fillimisht. Ismajli iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën dhe sipas njoftimit zyrtar të klubit bëhet fjalë për një tërheqje të muskujve në kofshën e djathtë:
“Klubi i Torinos njofton se Ardian Ismajli iu nënshtrua testeve mjekësore që nxorën në pah një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Prognoza e saktë do vlerësohet sipas evoluimit të dëmtimit”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Torinos.
Sipas mediave italiane, ky dëmtim pritet ta mbajë Ismajlin jashtë fushës së lojës për të paktën një muaj. Për të disatën herë gjatë këtij sezoni, Ismajli ndalet sërish, një mungesë shumë e madhe për trajnerin Baroni, pasi imapkti i tij në skuadër është shumë i madh.
Tashmë Silvinjo duhet të kryqëzojë gishtat që mbrojtësi të rikuperohet plotësisht, pasi ai është ndër pikat kyçe të prapavijës së Kombëtares kuqezi, me tanët që janë me mendjen nga “faza play-off” e Kupës së Botës 2026.
Më 26 mars kuqezinjtë kanë një betejë të vështirë kundër Polonisë në Varshavë dhe nëse kalojnë më tej do përballen me fituesin e çiftit Ukrainë - Suedi (po në udhëtim) për të synuar një biletë për në eventin madhor që do zhvillohet verën e këtij viti në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Ka kohë , deri në26 Mars, rikuperohet përsëri , por. Silvi jo i është qepur Ajetit