
Shturm Grac-Bran e planifikuar për ditën e enjte në orën 21:00 do të gjykohet nga arbitrat e Superiores. Sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Europës dhe që do të luhet në “Stadion Graz Liebenau” në Austri.
Një përballje mjaft delikate mes skuadrave, e cila si kryesorë do të ketë Juxhin Xhajën. Ky i fundit pavarësisht se është në qendër të kritikave nga skuadra e Dinamos për gjykimet në sfidën ndaj Elbasanit, UEFA ka vendosur t’i besojë duelin Shturm Grac-Bran.
Asistentë të Xhajës do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj. Sistemi VAR do të drejtohet nga zviceriani Lukas Fahndrish, ndërsa në rolin e AVAR do të jetë Kreshnik Barjamaj.
Ky emërim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar profesionalizmin, përgatitjen dhe besimin që UEFA vijon t’i japë arbitrave nga Shqipëria.

Lini një Përgjigje