TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2026, 15:44

Furgoni i ultrasve të PAOK përplaset “kokë më kokë” me kamionin, humbin jetën 7 tifozë; 3 në gjendje të rëndë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Furgoni i ultrasve të PAOK përplaset “kokë më

Një aksident rrugor në Qarkun Timis të Rumanisë mori jetën e shtatë personave, ndërsa tre të tjerë u plagosën dhe janë shtruar në spital në gjendje kritike, me informacionet fillestare që tregojnë se ata ishin tifozë të PAOK-ut që po shkonin të ndiqnin ndeshjen e Ligës së Europës kundër Lionit.

Aksidenti ndodhi sot, të martën, në autostradën E70, pranë qytetit të Lugojel, kur një kamion autocisternë dhe një furgon pasagjerësh (8+1 persona) u përplasën 'kokë më kokë', siç raportoi Radio România Timişoara.

Furgoni i ultrasve të PAOK përplaset “kokë më

"Një automjet shpëtimi, një makinë zjarrfikëse, dy ekipe të plota të emergjencave dhe një automjet transporti për viktima të shumëfishta nxituan menjëherë në vendin e aksidentit", raporton shërbimi lokal i shpëtimit emergjent ISU Timis.

"Gjashtë persona të vdekur u identifikuan në vendin e aksidentit. Në të njëjtën kohë, tre persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor dhe do të dërgohen në spital", shton shërbimi.

Në një përpjekje për t'u kthyer në korsinë e tij pas një parakalimi, furgoni u përplas 'kokë më kokë' me kamionin cisternë që vinte përballë, ndërsa pamjet janë të frikshme.

Minibusi i përfshirë në aksident po udhëtonte nga Greqia drejt Francës dhe mbante tifozët e PAOK, me klubin grek që është tronditur nga lajmi.

 

tifozët e paok

Lini një Përgjigje