TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2026, 16:38

Aksidenti tragjik që u mori jetën 7 tifozëve të PAOK-ut, flet dëshmitari: Pashë vetëm një person të dilte i gjallë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik që u mori jetën 7 tifozëve të PAOK-ut,

Një ngjarje tragjike ndodhi në Rumani, në zonën e Karansebes. Bëhet fjalë për një minibus me disa tifozë të skuadrës greke të PAOK-ut.

Mjeti në fjalë ishte nisur nga Greqia dhe destinacion kishte Francën, pikërisht për ndeshjen e Ligës së Europës Olimpik Lion-PAOK, e planifikuar për t’u luajtur të enjten në orën 21:00.

Por çfarë ndodhi? Sipas raportimeve nga policia rumune, shkaku i aksidentit lidhet me një parakalim të gabuar nga ana e shoferit të minbusit, me të cilin po udhëtonin tifozët grekë. Më tej thuhet se përplasja ishte aq e fortë sa shkaktoi vdekjen e menjëhershme të të paktën shtatë tifozëve, përfshirë dhe shoferin.

Pasgjerët e tjerë të plagosur u dërguan pranë spitaleve më të afërta, ndërsa nuk ka një numër të saktë të personave që ishin në minibus. Një dëshmitar okular, i cili shmangu përplasjen në momentin e fundit, përshkroi çastin dramatik, duke fajësuar shoferin e minibusit për manovrën e rrezikshme:

Ishte e qartë se ai nuk kishte shpresë. Ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Ai hyri për të kaluar, vuri re kamionin që po vinte dhe u përpoq të kthehej në korsinë e tij, por përfundoi duke u përplasur ballë për ballë. Pashë vetëm një person të dilte gjallë nga automjeti. Pjesa tjetër ishin shtrirë në rrugë dhe në fushë, në një gjendje shumë të keqe”. 

tifozët e paok dëshmitari

Lini një Përgjigje