TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2026, 18:25

Atalanta gëzon tifozët, skuadra bergamaske përfshin Gjimshitin në listën e ndeshjes së Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta gëzon tifozët, skuadra bergamaske përfshin Gjimshitin

Berat Gjimshiti nuk është i dëmtuar. Fillimisht u tha se mbrojtësi i Kombëtares kishte shfaqur sërish shqetësime, për këtë dhe u zëvendësua pas 45 minutave të para ndaj Parmës. Atalanta ndërkohë zbuloi sot listën për sfidën në Champions ndaj Union SG dhe Gjimshiti shfaqet i gatshëm.

Ky lajm gëzon tifozët. Jo vetëm të klubit të Serisë A, por edhe të Kombëtares. Dëmtimi i Ardian Ismajlit është një shqetësim më vete te Torino ku pritet të kthehet në mars. Për këtë, nëse Gjimshiti do të ishte po ashtu i dëmtuar do të rëndohej situata në repartin difensiv.

Atalanta mban vendin e 13 në renditjen e Champions. Për shkak se është me pikë të barabarta sa PSG e vendit të gjashtë, mundësitë janë reale për t’u përfshirë në “Top 8”.

Atalanta gëzon tifozët, skuadra bergamaske përfshin Gjimshitin

berat gjimshiti mbrojtësi shqiptar atalanta

Lini një Përgjigje