
Elton Fikaj është talenti 20-vjeçar, që bindi Piast Glivice që t’i siguronte kartonin në Poloni. Panathinaikos hoqi dorë nga shërbimet e mbrojtësit shqiptar, ndërsa ka ruajtur përqindje të kartonit për transferimin e ardhshëm.
Piast Glivice e ka prezantuar Fikajn me kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Mbrojtësit të Kombëtares U-21, që luan në krahun e majtë, po ashtu i shërben kjo lëvizje për më tepër minuta.
Në Greqi luajti vetëm me Panathinaikos ku me ekipin e parë numëroi pesë paraqitje. Duhet thënë se nuk luan vetëm në krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe si qendërmbrojtës.
Klubi polak duket mjaft entuziast për këtë transferim. Kështu i ka publikuar edhe një video në prezantim.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje